20.03.2019 · përditësuar para 2673 dite1 min lexim
Industrisë botërore të muzikës i janë shtuar yje nga Kosova, të cilët jo rrallë herë kanë bërë ‘bum’ nëpër audicione të spektakleve të ndryshme.
Emrave të njohur duket se do t’ju bashkohet edhe djaloshi kosovar Dio Dragaj.
14 vjeçari ka marrë pjesë në “The Voice Kids” të Gjermanise, ku tregoi talent të jashtëzakonshëm.
Kjo gjë nuk shkoi pa u vërejtur nga juria që gjykon audicionet e fshehta, e cila mbeti gojëhapur. Performanca e Dios bëri që anëtarja e jurisë Lena Meyer të ngrihej në këmbë dhe të luftojë deri në fund që ta këtë Dion në ekipin e saj.
Pas kësaj nate Dio u bë pjesë edhe e mediave gjermane, pikërisht me performancën e jashtëzakonshme tek “The Voice Kids”.
Ai gjithashtu ka disa ‘cover’ të këngëve të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale që janë mjaft të pëlqyera.
Ndryshe Dio Dragaj është i biri i këngëtarit Adnan Dragaj , i cili ishte pjesëtar i grupit “Humus” që sollën hitet si “Asaj” dhe “Dyfishohem”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.