Lajmet e fundit

“Gjëja e parë që bëj në mëngjes është me meditu, që me e qetësu shpirtin, me e qetësu mendjen edhe me fillu ditën mbarë. Mos me pasë asgjë në kokë. Është diçka shumë qetësuese, se zakonisht para se me flejt, ne përdorim telefonat, edhe tash telefonat na japin shumë informacione. Edhe kur flijmë, truri i proceson ato. E në mëngjes kur unë meditoj, vetëm e bëj një detoks prej të gjitha mendimeve të tepërta që mendoj që i kam, edhe filloj ditën me gatishmëri edhe me pozitivitet”, deklaroi ai.Ai më foli për përvojën e tij në “Këngën Magjike”, duke thënë se mbështetja e marrë nga publiku ka qenë shumë e rëndësishme për të.
“Kjo performance e “Këngës Magjike” ka qenë diçka që me thënë të drejtën as vetë nuk e kam prit që njerëzit kanë me e përqafu deri në atë masë, sidomos pjesën e vokalit, meqenëse unë këndoj shumë lart edhe kjo më ka lënë përshtypje, se gjithmonë njerëzit kanë thënë që ky zë nuk është ndoshta një zë burrëror, meqenëse ka lartësi të sopranove”, tha ai.Ai shtoi se pjesëmarrja në festival i ka dhënë mundësi të shfaqë një anë tjetër të tij artistike dhe të sjellë një qasje ndryshe në skenën muzikore.
“Kur e kam marrë gjithë atë mbështetje prej njerëzve te “Kënga Magjike”, me performancën gjithashtu, ka qenë një kënaqësi shumë e madhe. Performanca mendoj që ka treguar një aspekt të ri në tregun muzikor”, tha Deva./Klankosova.tv