Lajmet e fundit

Është e vërtetë që muzika bën gjithçka të duket më bukur e më mirë – e kjo ndodh edhe në një stacion treni të mbushur me njerëz të zënë.
Kështu ndodhi në mars të këtij viti, kur një pianist po luante në piano në një stacion treni në Paris, transmeton Klan Kosova.
Në këtë piano për të cilën të gjithë që dinë të luajnë janë të ftuar të performojnë, udhëtarët ishin shumë fatlum kur dy pianist luajtën në të njëjtën kohë e në të njëjtën piano!
Një burrë ishte duke performuar “Una Mattina” nga Ludovico Einaudi kur një burrë tjetër i afrohet.
Në njërën prej momenteve ai fillon të performon dhe kështu rezultati është i magjishëm.
Më poshtë mund ta shikoni performancën e mrekullueshme të dy personave tërëisht të panjohur, por që i bashkon vetëm një gjë, dashuria për muzikën.