Performanca e The Weeknd në Super Bowl 2021, ishte e jashtëzakonshme.
Këngëtari 30 vjeçar dha një spektakël të madh me performancën e tij të dielën në stadiumin Raymond James në Tampa, shkruan JustJared, transmeton Klan Kosova.
Weeknd kishte me vete edhe një kor të madh ndërsa këndonte "Starboy" e më pas duke vazhduar me "The Hills".
Ndërsa këndonte "Can't Feel My Face", Weeknd u pa duke ecur nëpër një sallë me pasqyra me valltarë në fasha, ashtu si i kishte veshur për disa nga performancat e tij të mëparshme.
Weeknd u kthye përsëri në skenën e tij të mrekullueshme për të interpretuar "I Feel It Coming", "Save Your Lots" dhe "Earned It".
Performanca më pas u nis në fushë, ku mijëra valltarë të veshur me të njëjtën xhaketë të kuqe, pantallona të zeza dhe fasha fytyre po bënin një marshim. Weeknd më pas u shfaq në fushë për të interpretuar këngën e tij "Blinding Lights".
https://www.youtube.com/watch?v=9rhadTURsrw&feature=emb_title
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.