Performanca e Jennifer Lopez në American Music Awards 2020 po ngre disa vetulla.
Këngëtarja 51-vjeçare të dielën dha një performancë të zjarrtë me Maluma gjatë këtij festivali.
Teksa performoi “Pa’ Ti” dhe “Lonely” nga filmi i tyre i ardhshëm Marry Me, Jennifer kishte veshur një kostum të zezë të lëkurës, flokët e shkurtër me pamje të lagësht.
Menjëherë pas performancës së saj, fansat u bashkuan në Twitter për të krahasuar performancën e Jennifer me atë të Beyonce “Drunk in Love” në Grammy Awards 2014.
Për atë performancë me bashkëshortin Jay Z, këngëtarja 39-vjeçare kishte pasur pamje goxha të ngjashme me atë të Jennifer.
Të dyja këto këngëtare kërcyen njëjtë rreth një karrigeje në ndriçim të zi, blu dhe të kuq gjatë performancave të tyre.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.