Lajmet e fundit

Paris Saint Germain ka caktuar testet mjekësore për Lucas Beraldo, i cili do të udhëtojë brenda kësaj jave për ta kompletuar transferimin në Francë, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Qendërmbrojtësi do të transferohet nga Sao Paulo, derisa brazilianët do t'i përfitojnë 20 milionë euro nga shitja e tij.
20 vjeçari llogaritet në mesin e futbollistëve më premtues në Brazil.