Lajmet e fundit

Daichi Kamada dhe Milan kanë rënë dakord për marrëveshjen mes tyre dhe nëse shkon gjithçka sipas planit, do të nënshkruhet kontrata në fillim të qershorit shkruajnë mediet italiane.
Kamada edhe pse kishte oferta nga shumë klube evropiane, ka zgjedhur ekipin italian, me të cilin do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Mesfushori nga Japonia është pjesë e Eintracht Frankfurt deri në qershor, pasi atëherë i skadon kontrata me gjermanët dhe do të transferohet me asnjë kosto në "Serie A".