Lajmet e fundit

Rrit fleksibilitetin fizik
Nxit fuqinë fizike, sepse fëmijët mësojnë të përdorin të gjithë muskujt në mënyra të reja. Sido që të jetë pozicioni, në këmbë, ulur ose shtrirë, secili prej tyre vë në punë grupe të ndryshme të muskujve, duke e ndihmuar fëmijën të bëhet i vetëdijshëm për trupin e tij dhe që kësisoj ai të jetë më i zhdërvjellët.
Rafinon ekuilibrin dhe koordinimin
Ekuilibri është një element kyç i yoga-s. Pozicionet janë krijuar për të nxitur ekuilibrin mendor dhe fizik. Ndërkohë që fëmijët mësojnë të përmirësojnë ekuilibrin, atyre do t’u duket se kanë arritur diçka. Koordinimi është gjithashtu i lidhur ngushtë me ekuilibrin dhe të bën të fitosh zhdërvjelltësi. Sipas disa studimeve, si rezultat i këtij përqendrimi, për të bërë një pozicion të veçantë ose që të ruajnë ekuilibrin, yoga i ndihmon fëmijët që të jenë sa më të përqendruar në shkollë e të marrin nota më të mira.
Rrit respektin për veten dhe vetbesimin
Yoga i mëson fëmijët që të jenë këmbëngulës, të durueshëm dhe të punojnë për të arritur qëllimet e tyre. Një mësues mundet vetëm t’i udhëzojë. Është fëmija ai që duhet të punojë për të pasur sukses. Prandaj, kur një fëmijë arrin ta bëjë mirë një pozicion, kjo i rrit atij vetëbesimin dhe respektin për veten, shkruan Living. Joga shërben si një “pararehabilitim”, një veprim aktiv për të shmangur paqëndrueshmërinë ose sëmundjet; gjithashtu siguron mundësinë për të treguar dhembshuri, për të rritur ndërgjegjësimin, bujarinë, përqendrimin, forcën dhe fleksibilitetin.
Forcon lidhjen mes mendjes dhe trupit
Yoga i ndihmon fëmijët të kenë mendje të shëndoshë në një trup të shëndoshë. Duke ushtruar trupin, arrihet qetësia e shpirtit dhe e mendjes. Si prindër, ne duam që fëmijët tanë të jenë të vëmendshëm, të dhembshur, të guximshëm, ta njohin dashurinë dhe lumturinë, si edhe të gjejnë paqen shpirtërore. Duke qenë se sot jeta lëviz me ritme më të shpejta, për fëmijët nuk do të vonojë dita kur ata të ndiejnë të gjitha llojet e presioneve (personal, nga prindërit, shoqëror) për të qenë në një hap me të gjithë ata që i rrethojnë. Yoga funksionon si valvul çlirimi që lehtëson tensionin dhe shërben si bazë për të zhvilluar trupin, mendjen dhe shpirtin.