Lajmet e fundit

Aplikojeni këtë terapi gjithmonë në fytyrë të pastër.
Vishni dorezat për t'i mbajtur kubat e akujve. Kjo mbron duart tuaja, veçanërisht nëse planifikoni ta bëni një trajtim fytyre më të zgjatur.
Mos e vendosni akulllin drejtpërdrejtë në lëkurë, pa e vendosur paraprakisht në një leckë fytyre të pastër, për ta masazhuar më pas fytyrën.
Por, mund t'i përdorni kubat e akujve drejtpërdrejtë në zonat ku keni akne apo për ta larguar ënjtjen poshtë syve.
Për ta mënjanuar djegien e lëkurës, mos aplikoni terapinë me akull në trup, për më shumë se një orë.
Mund ta dyfshoni efektivitetin e kësaj terapi kur bashkë me akull përdorni edhe tranguj, çaj të gjelbër ose hudhër.
Bën lëkurën më të butë
Çdo mbrëmje ose para se të shkoni në shtrat, provoni këtë: lani fytyrën, mbushni një qese plastike me akull dhe butësisht masazhoni fytyrën tuaj dhe zonën e qafës për rreth 3 minuta.
Kjo metodë e thjeshtë është shumë efektive: akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon plakjen e parakohshme dhe rrudhat.
Vendoseni një kub të akullit direkt mbi fytyrën tuaj për 2 ose 3 minuta.
Lehtësisht do të vini re që poret tuaja të zgjeruara dhe të hapura do të pakësohen brenda pak ditësh.
Ndihmon me sytë e fryrë (ënjtur)
Keni qarë gjatë gjithë natës dhe jeni zgjuar me sytë e fryrë? Ka shumë arsye pse sytë tuaj mund të fryhen, por mos u shqetësoni.
Akulli është shpëtimi juaj! Mbështillni dy kube akulli në një pëlhurë të butë vendosni ato mbi sytë e mbyllur dhe butësisht masazhoni zonat më problematike për 2 minuta, duke bërë lëvizje të ngadalta rrethore.
Eliminon dhjamin e barkut
Vendosni një pako akulli në barkun tuaj për 15 minuta. Hiqeni atë për 3 minuta dhe përsëriteni procedurën për një orë (maksimumi).
Akulli ndihmon në shkrirjen e yndyrës dhe përshpejtimin e metabolizmit. Por mbani mend: këto truqe japin rezultatet më të mira nëse kombinohen me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta.