Motoristi italian Francesco Bagnaia është në formë të lartë në kampionatin botëror të Moto GP-së.
Ai e ka kaluar një fundjavë të jashtëzakonshme në garën për shpërblimin e madh të italisë para shikuesve të vet përcjell klankosova.tv.
Fillimisht të shtunën ai ishte më i shpejti në shteg duke e siguruar pozitën e parë startuese.
Po të njëjtën ditë ai paraqitje shumë të mirë dhe e fitoi garën Sprint.
Teksa të dielën ia vendosi kapakun duke dominuar në fitoren në shtegun e Mugellos.
Në pozitën e dytë hyri në cak spanjolli Jorge Martin ndërsa i treti doli francezi Johan Zarco.
Bagnaia me 131 pikë vazhdon të kryesoj në renditjen e përgjithshme teksa ndiqet nga bashkëvendësi i tij Marco Bezzechi me 110 pikë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.