Lajmet e fundit
Në një ndeshje aspak të lehtë, marrë parasysh që mysafirët mbajnë titullin Kampion Bote, djelmoshat e Rafet Prekazit kanë arritur të marrin një pikë duke ruajtur pozitën e dytë në tabelë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka marrë barazim ndaj Gjermanisë U21, në ndeshjen e zhvilluar në Adem Jashari në Mitrovicë.
Ndeshja, ashtu siç pritej, u dominua nga mysafirët, por të përzgjedhurit e Rafet Prekazit nuk u lanë shumë hapësirë për aksione të rrjedhshme.
Me këtë barazim, Kosova mban pozitën e dytë në klasifikim në Grupin 5 me 11 pikë, 5 më pak se Gjermania që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.