Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e Listës Serbe ishin grumbulluar te selia e tyre në Mitrovicën e Veriut.
Nga atje, atje u nisën bashkarisht për të votuar, njofton Klankosova.tv.
Gazetari i Klan Kosovës Flamur Gajtani, raporton se te shkolla Sveti Sava, votoi kryetari Zllatan Elek, e pastaj kanë shkuar tek shkoll teknike ku voton edhe Sllavko Simiq.
Para mediave u deklarua i pari i këtij subjekti politik, i cili ftoj qytetarët serbë të marrin pjesë në zgjedhje,
"Është një ditë e lumtur, një ditë e lumtur pune. Siç e shihni një numër I qytetarëve kanë ardhur në qendër të votimit. Pres që kjo ditë zgjedhore të kalojë e qetë dhe në atmosferë demokratike. I ftoj qytetarët që të dalin në munër të madh në votime dhe ti zgjedhin ata që do ti përfaqësojnë nesër", deklaroi ai.