Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e Barcelonës tashmë janë në kontakt me ata të Ajaksit për transferimin e mundshëm të Matthijs de Ligt, sipas raportimeve të Catalunya Radio.
Drejtori i futbollit te kampioni spanjoll, Eric Abidal ka folur me gjigantin holandez për një lëvizje të mundshme nga e cila Carlos Alena do të kalonte tek Ajaks si pjesë e marrëveshjes.
Abidal të njëjtën gjë e ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e talentit spanjoll, Alena, ndërkaq mbetet të shihet nëse kjo ide do të japë fryt.
Ata i janë qepur pas që një kohë de Ligt-it, pasi arritën ta sjellin në radhët e veta kolegun e tij, Frenkie de Jong.