Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, Ferit Hoxha, është ndërlidhur në një deklaratë të ministrin të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq, kur ka përmendur “Shqipërinë e Madhe”.
Hoxha ka thënë se Tirana është për krejt tjetër rrugë.
“Ne duam Ballkan të Hapur dhe jo më thyer. Duam të kemi Ballkan të bashkuar dhe jo të ndezur. Duam që secili të jetë në tryezë dhe jo pjesë e menysë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
“Nëse kemi nxjerr mësim nga të 90’at, nuk duhet të lejohen idetë ekstreme që të na i diktojnë agjendat. Nuk ka agjendë tjetër përveç hyrjes në BE”.