Lajmet e fundit

Florentino Perez është afër rizgjedhjes si president i Real Madrid.
Pas shpalljes së zgjedhjeve për president të klubit nga kryeqyteti spanjoll, Real Madrid, Perez këtë të premten paraqiti kandidaturën e tij, e cila është shpallur e vlefshme nga Bordi Zgjedhor.
Përveç në rast se do të paraqitet ndonjë kandidaturë tjetër përpara mbylljes së afatit, Florentino Perez do të jetë kandidatura e vetme për ta marrë serish drejtimin e Real Madrid-it, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se të shtunën me fillim nga ora 21:00 do të luhet El Clasico në mes Real Madrid dhe Barcelona, që do të jetë një ndër ndeshjet përcaktuese për titull në La Ligën spanjolle.