Lajmet e fundit
69 vjeçari ka thënë se skuadra fituese e Ligës së Kampionëve e ka obligim të përmirësohet secilin edicion dhe mund të bëjë ofertë për francezin gjatë verës.

Real Madrid mund të jetë i interesuar në nënshkrimin me Paul Pogba, nëse mesfushori i Juventusit bëhet pjesë e tregut, ka thënë Florentino Perez.
Pogba ka shkëlqyer edhe këtë vit në fanellën e skuadrës nga Torino dhe pritet që të jetë njeriu kryesor i Francës në Europian.
23 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim tek skuadrat më të mëdha europiane dhe tani presidenti i Real Madridit e ka konfirmuar edhe interesimin e Los Blancos për të.
"Pogba është lojtar i madh, por në mesfushë ne kemi gjashtë lojtarë të shkëlqyeshëm, ndaj s'mund të spekuloj".
"Ai më ka lënë shumë përshtypje, por është shumë e vështirë që të arrihet marrëveshje me të".
"Nëse një lojtar si ai është pjesë e tregut, atëherë në do të bëjmë ofertë për të".