Lajmet e fundit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka shprehur qëndrimin dhe dëshirën e tij rreth anësorit, Gareth Bale.
Perez ka thënë se e do uellsianin edhe më tej në Bernabeu. Kjo deklaratë e tij vjen në mes të shumë spekulimeve që e lidhin Bale-n më një rikthim në Premier League, shkruan Sun, përcjell Klan Kosova.
Manchester United është klubi që qe një kohë është përcaktuar për të nënshkruar me përfaqësuesin e Uellsit. Vet futbollisti është thënë se ka shqyrtuar mundësinë e largimi gjatë verës nga klubi prej La Liga.
Sidoqoftë, Perez, ende ka besim në transferimin më të shtrenjtë që ka bërë dhe se s’ka interes aspak që të shesë tash.