Lajmet e fundit
Presidenti i klubit të Real Madrid, Florentino Perez ka deklaruar se e dëshironte portierin Iker Casillas brenda klubit deri në pensionim.

34 vjeçari morri vendim për t’u larguar nga Los Blancos pas 25 viteve qëndrimi, ai kaloi në Porto duke nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Ka pasur zëra të ndryshëm që marrëdhëniet mes tij edhe presidentit Perez kanë bërë që ai të largohet nga Santiago Bernabeu.
“Ai ka pasur shumë presion në dy vitet e fundit qëndrimi këtu dhe e kam pranaur vendimin e tij. Nëse më pyesni mua do të dëshiroja që Casillas të pensionohej në Real Madrid”
Ai ka thënë që askush nuk e ka shtyrë Casillasin që të largohet nga klubi, vendimi ka qenë i vet spanjollit.
“Dyert e Real Madrid do të jenë çdoherë të hapura për Iker Casillas” ka thënë Perez.