Lajmet e fundit
Asi i Real Madridit shpesh udhëton në Marrakech për të takuar një mik të tijin, por presidenti i Los Blancos ka kërkuar që kjo gjë të ndalet.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ia ka ndaluar Cristiano Ronaldos udhëtimet e rregullta në Marok.
Portugezi udhëton shpesh për në Marrakech pas çdo stërvitje, për t’u kthyer gjatë natës, që të jetë i gatshëm për stërvitjen e nesërme.
Por Perez do që këto udhëtime të ndalen, për ç’gjë edhe ia ka ndaluar ato asit portugez.
Arsyeja prapa këtij vendimi është se presidenti nuk është i kënaqur me paraqitjet e Ronaldos, që nuk ka qenë në nivelin e pritshmërisë deri tani.