Lajmet e fundit
Presidenti i ‘Los Blancos’ beson se menaxheri i tanishëm i Realit është më i miri me të cilin ka punuar, megjithëse e ka lavdëruar shefin e Chelseat.

Florentino Perez nuk e ka në plan që ta kthejë në Santiago Bernabeu Jose Mourinhon, pasi e ka quajtur Rafa Benitezin “trajnerin më të mirë që ka pasur skuadra mbretërore”.
Mourinho sezonin e ri në Premier Ligë e ka filluar jashtëzakonisht keq duke mbledhur vetëm katër pikë nga aq ndeshje, duke bërë që Roman Abramovich të humbë durimin me portugezin.
Por nëse Mou mbetet pa punë, ka pak gjasa që ai të kthehet në Madrid.
Me Benitezin, Reali ka mbledhur katër pikë nga dy ndeshjet e para në La Liga.
“Nuk mendoj që të nënshkruajë me Mourinhon prapë, megjithëse ai na ka dhënë shtysë në kualitet”.
“Para se të vinte ai ne dështuam në arrijmë 1/8 e finales në Ligë të Kampionëve”.
“Por Benitez është trajneri më i mirë që kam sjellë në Madrid”.