Lajmet e fundit

Leicester City është afër që ta transferojë mbrojtësin e krahut të djathtë të Portos, Ricardo Pereira, raporton Daily Mail.
24 vjeçari është përcjellë edhe nga Manchester United dhe Tottenham Hotspur, por Dhelprat duket se janë afër që ta ‘rrëmbejnë’ atë, dhe ta sjellin në stadiumin King Power.
Leicester po ashtu është afër që të nënshkruajë me Patrick Roberts nga Manchester City, pasi që ky i fundit i kishte kaluar dy stinorë si huazim te kampioni i Skocisë.