Lajmet e fundit

“Lajmet e përsëritura se Justin po përdor droga të forta nuk janë absolutisht të vërteta”, tha përfaqësuesi i tij për TMZ, duke shtuar se klienti i tij është në të vërtetë “në një nga pozicionet më të mira në jetën e tij.”
Në këtë kohë, ai është i fokusuar në “prindërimin aktiv të djalit të tij të porsalindur” Jack Blues, gjashtë muajsh, me gruan e tij, Hailey Bieber, dhe duke punuar në muzikë të re.
Ndërkohë burimet thanë për TMZ, se pamja e tij e lodhur ishte rezultat i një regjistrimi natën në studio dhe “përkujdesjes për djalin e tij, i cili gjithashtu kishte probleme me gjumin”.
