Megjithëse është e ndaluar që të përdoret telefoni gjatë drejtimit të makinës, kjo nuk respektohet aspak.
Një studim i ri, i kryer nga AT&T dhe Braun Research, sugjeron se 70% e drejtuesve përdorin telefonin inteligjent për një qëllim të caktuar.
63% e tyre e përdorin telefonin për të dërguar mesazhe tekst dhe 33% për të dërguar mesazhe elektronike. 4 në 10 njerëz kontrollojnë rrjetet sociale ndërkohë që janë duke drejtuar makinën; 27% e tyre përdorin Facebook-un, ndërsa 14% përdorin Tëitter-in. 28% e drejtuesve shprehen se shfletojnë në internet ndërkohë që makina është në lëvizje.
Në këtë studim janë përfshirë mbi 2 mijë njerëz të moshave nga 16 deri 65 vjeç.
Këto janë aktivitetet bashkë me përqindjet:
Mesazhe tekst (61%)
Mesazhe elektronike (33%)
Shfletojnë në internet (28%)
Facebook (27%)
Shkrepin një selfie/foto (17%)
Twitter (14%)
Instagram (14%)
Filmojnë një video (12%)
Snapchat (11%)
Video me thirrje (10%)
●●●
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.