Lajmet e fundit

Për të pastruar perdet e dushit
Edhe pse pastroni shpesh dhe në mënyrë të detajuar banjon tuaj, ekziston mundësia të gjeni myk në perdet e dushit. Banjo shumicën e kohës ka lagështi gjë që favorizon jetesën e mykut, por me uthull të mollës mund ta mënjanoni këtë problem, fillimisht spërkatni perdet me uthull pastaj lani ato me ujë.
Për të ulë kolesterolin
Hulumtuesit në vitin 2012 kanë gjetur disa prova se uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe të triglicerideve tek njerëzit. Megjithatë nuk është e sigurt plotësisht kjo, kështu që përdoreni me kujdes uthullën.
Për të pastruar aknet
Shumë nga njerëzit e dinë që uthulla është e ashpër për lëkurën e në veçanti për fytyrën, por dermatologët thonë se nëse përzihet me ujë ajo mund të funksionojë si tonik duke i tharë aknet.
Lehtëson pickimet nga insektet
Nëse jeni pre e mushkonjave, bëni banjë dhe hidhni në ujë dy filxhanë me uthull molle dhe dhimbja e pickimeve do të ju lehtësohet.
