Lajmet e fundit

Pasta e dhëmbëve përpos që mban dhëmbët tuaj të pastër, ka edhe disa veti të tjera të cilat do të ju habisin.
Pasta e dhëmbëve është një produkt i pazëvendësueshëm që mund të ju vijë në ndihmë në shtëpi, madje do të ju duket e çuditshme por duket se pasta e dhëmbëve bën mrekulli.
Më poshtë shihni disa nga përdorimet e tjera të pastës së dhëmbëve, transmeton Klan Kosova.
Argjendi që është në gjendje jo të mirë mund të kthehet përsërsi, nëse e fërkoni atë më një sasi të vogël të pastës së dhëmbëve.

Me ndihmën e pastës së dhëmbëve, dritat e veturës suaj mund të shkëlqejnë përsëri.

Tastet në pianon tuaj mund të ndoten shumë shpejt pasi janë në kontakt të vazhdueshëm me duart e njerëzve. Vendosni një sasi të pastës së dhëmbëve në një leckë të lagur dhe me kujdes pastroni tastet – do të habiteni si funksionon.

Patiket dhe këpucët që kanë kryesisht ngjyrë të bardhë, të tilla si Converse, pastrohen lehtë me pastën e dhëmbëve.

Njollat në sipërfaqet e drurit largohen shumë shpejt duke i pastruar ato me pastë dhëmbësh.

Me pastën e dhëmbëve mund të pastroni edhe hekurin për hekurosje.

Ekrani i celularit tuaj mund të gërvishet shumë shpejtë dhe lehtë nëse nuk është i mbuluar me sipërfaqen mbrojtësë. Vendosni pastë dhëmbësh në një leckë e më pas me të fërkojeni ekranin e telefonit duke larguar kështu gërvishtjet në ekranin tuaj.
