Lajmet e fundit

Birra është e pasur me vitaminë B dhe silikon, përbërësit kryesorë për flokë të shëndetshëm që gjithashtu stimulojnë rritjen e tyre.
Vetëm derdhni një gotë birrë mbi flokët tuaj, masazhoni kokën dhe lëreni të qëndrojë kështu për pesë minuta. Shpëlani më pas me ujë të ftohtë. Flokët tuaj do të shkëlqejnë si kurrë më parë.
E bën lëkurën tuaj të butë
Birra përmban antioksidantë që parandalojnë plakjen e lëkurës. Por, çuditërisht, kjo pije alkoolike ka edhe një tjetër përfitim të mahnitshëm: rrit aftësitë e vetë-riparimit të lëkurës suaj, ndihmon në shtrëngimin e lëkurës dhe kështu zvogëlon rrudhat e para.
Provoni këtë maskë fytyre: përzieni 1 lugë gjelle birrë, një të bardhë veze dhe 3 pika vaj bajamesh. Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni për 10 minuta.
Ju ndihmon të flini më mirë
Një nga përbërësit kryesorë të birrës është një qetësues natyral i njohur si ilaç efektiv bimor për pagjumësinë.
Ju mund ta provoni këtë trik: lani jastëkët tuaj me një sasi të barabartë të ujit dhe birrës. Jastëku do ta thithë aromën e birrës dhe kjo do të bëjë që ju të flini më shpejt.
Mbusheni një enë me birrë të ftohtë dhe zhytni këmbët për pak minuta. Efekti freskues i birrës do të ndihmojë që këmbët e lodhura pas një dite të gjatë të relaksohen.
Largon qelizat e vdekura të lëkurës
Përveç tonizimit të lëkurës suaj, birra gjithashtu ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Si rezultat, lëkura juaj do të shkëqejë edhe më shumë.
Birra është një mundësi e shkëlqyer nëse dëshironi ta marinoni mishin pa ndryshuar aromën e tij. Vendoseni mishin në një enë plastike dhe shtoni birrë. Vendoseni në frigorifer.
Ditën tjetër ju do të shijoni një mish me shije fantastike.
Vendosni pak birrë të ngrohtë në një copë pëlhure dhe fshini çdo sipërfaqe druri që duhet të revitalizohet. Rezultati: mobiljet tuaja do të marrin një shkëlqim shtesë dhe do të duken si të reja.
Bën objektet e metalit të shkëlqejnë

Birra ka një nivel të ulët aciditeti që është i përsosur për lustrimin e objekteve nga metali, të tilla si enët dhe bizhuteritë.