Lajmet e fundit

Autoritetet nga SHBA-ja, kanë ngritur akuza ndaj një femre 23 vjeçare që e ka ndërprerë shtatëzaninë e saj, duke përdorur pilula që i ka porositur online.
Kenlissia Jones, nga Albany në Gjeorgji, është arrestuar të shtunën dhe ka kaluar tri ditë në burg, transmeton Klan Kosova.
Një punonjëse sociale i ka treguar policisë se Jones ka perdorur pilula për abort, pasi që është ndarë nga i dashuri i saj.
Punonjësja tregoi që 23 vjeçaren e ka sjellë një fqinjë i saj në spital, por fetusi 5 muaj e gjysmë nuk ka arritur të shpëtojë.
Avokatja Lynna Paltrow, po çuditet shumë për arrestimin e klientës së saj pasi që ligji nuk e parashikon këtë.
“Nuk besoj që ka një ligj në Gjerogji që thotë që duhet të arrestohet një grua nëse aborton”, u shpreh Paltrow.
Gjithashtu edhe drejtoresha Georgia Right to Life, Genevieve Wilson, është e habitur me arrestimin e saj.
“Unë mendojë që kushdo që e ka kryer arrestimin nuk i di ligjet e shtetit”, tha Wilson.
Gjeogjia kohë më parë ka ndryshuar ligjin për arrestimin e grave nëse vrasin fetusin apo kryejnë aborte, sepse ky ligj nuk i dënon më gratë që me vullnet e ndërpresin shtatëzaninë.