Lajmet e fundit

Shumë viktima të përdhunimit kanë shprehur mllefin e tyre ndaj dënimit të ulët të këtij përdhunuesi e një ndër ta është edhe Julia Dixon e cila u sulmua sa ishte studente e Univeristetit të Akron në Ohio. Sulmuesi i saj ishte dënuar me vetëm 180 ditë burgim.
“Unë vazhdoj që këtë ta konsideroj si fitore. Është fitore ndonëse pasi që shumë njerëz nuk e marrin këtë gjë në fund”.
Sulmuesi i saj u shpall fajtor por me një dënim shumë të ulët me vetëm gjashtë muaj, ndonëse dënimet për përdhunim minimumi është 15 vjet dhe nga shumë persona dënimi është konsideruar si krim.
“Kjo gjë ka lënë shenjë në gjithë jetën time. Dënimi i sulmuesit tim është dashur të jetë sa më i gjatë në mënyrë që ai të kuptoj pasojat e veprimeve të tij”.
Babai i Turner, Dan Turner, ka thënë se djali i saj nuk meriton të dënohet shumë për një veprim 20 minutëshe kjo pasi që ai nuk kishte histori të mëparshme penale dhe kurrë nuk kishte qenë i dhunshëm ndaj personave të tjerë.
Në vitin 2015, Presidenti Obama dhe zëvendësi i saj Joe Biden kishin bërë një fushatë për çështjet e dhunës seksuale në kampuset e universiteteve dhe kolegjeve në gjithë vendin.