Lajmet e fundit

Antonio Valencia ka nënshkruar kontratën e re me Manchester United. Me këtë ai do të qëndrojë në Old Trafford deri në vitin 2018, shkruan The Sun.
Ekuadoriani do të ishte agjent i lirë verën tjetër, me kontratën paraprake.
Sidoqoftë, United ka vendosur që të ia ofrojë zgjatjen e kontratës dhe të zgjas bashkëpunimin me të.
Valencia ka qenë figurë e rëndësishme e formacionit të Jose Mourinhos, duke bërë që pozita e anësorit të djathë mos të jetë problem për Djajtë e Kuq./Klan Kosova/