Lajmet e fundit

Sipas Kooienga, kur jeni duke përgatitur mëngjesin, ose dhe vakte të tjera të shëndetshme, duhet të përqendroheni në pesë përbërësit e mëposhtëm:
Proteina: fasule, legume, tofu, quinoa, arra, fara, vezë, ushqime deti, mish etj.
Yndyra: vaj ulliri ekstra i virgjër, ullinj, vaj avokado, avokado, arra, fara, salmon, ton, sardele, arrë kokosi, vaj kokosi etj.
Karbohidratet me niseshte dhe sheqer: patate, tërshëra, quinoa, oriz, bukë, makarona, fasule, bizele, misër dhe fruta.
Karbohidrate të tjera: zarzavate dhe perime, si rukola, lakra jeshile, domate dhe tranguj.
Faktori i aromës: salca të ndryshme, erëza etj.
Për çdo mëngjes, sigurohuni që të vendosni diçka nga secila kategori. Kështu do të keni një pjatë plot me vlera ushqyuese./anabel