Lajmet e fundit

Në kuadër të Euro 2020, sot do të zhvillohen tri ndeshje, një nga grupi E, kurse dy nga grupi F.
Nga ora 15:00 do të kemi përballjen në mes Hungarisë dhe Francës.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet në mes Portugalisë dhe Gjermanisë nga ora 18:00.
Natën do ta përmbyllë Spanja me Poloninë nga ora 21:00, njofton Klankosova.tv.
Hungaria nuk kishte fat gjatë kualifikimit të Euro 2020, duke përfunduar e katërta në grupin e saj pas Kroacisë, Uellsit dhe Sllovakisë.
Gjermania do të ketë nevojë për një fitore kundër kampionëve në mbrojtje, Portugalisë, kjo pasi ajo shkon në një lojë jetike.
Kurse, skuadra e Luis Enrique hapi sfidën e tyre në Grupin E me një barazim pa gola kundër Suedisë të hënën, ndërsa Polonia pësoi një humbje ndaj Sllovakisë, humbje kjo e cila i ka vendosur ata në një pozitë të vështirë.