Dy ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Superligën e Kosovës.
Në Suharekë, kampioni në fuqi Ballkani do të luajë kundër Dritës.
Ekipi i Ilir Dajës, ka vetëm dy pikë më shumë se ajo e Arsim Thaqit, prandaj rëndësia e këtij derbi është jashtëzakonisht e madhe.
E po kaq interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Prishtina do të jetë mysafire e skuadrës së Gjilanit.
Të dyja skuadrat po luftojnë për të siguruar një vend që dërgon në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.
Dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.