Lajmet e fundit
Luis Enrique dhe Rafa Benitez janë dy trajnervë që lojën e bazojnë mbi shkencë dhe mendim kritik.

Rafa Benitez dhe Luis Enrique kanë shumë të përbashkëta. 'El Clasico' e ardhshme mes Real Madrid dhe Barcelona do të jetë përballje e taktikave.
Dy trajnerët janë studentë të lojës. Medodik, të organizuar, sistematikdhe të dhënë pas shfrytëzimit të avantazheve të teknologjisë. Për më shumë, trajneri i Real Madrid ka edhe avantazhin e 20 viteve përvojë.
Pa i ofenduar, por duke i quajtur në kuptimin e parë të fjalës, Benitez e Enrique janë teknokratë që kërkojnë zgjidhje shkencore për problemet e tyre në fushë.
Më shumë sesa zakonisht, vendimet e tyre janë të bazuara në shkencë, e jo në filozofinë e futbollit, ndërsa arsyetimi i tyre bazohet në argumente racionale dhe mendim kritik.
Nuk është rastësi që të dy pëlqejnë rotacionin e lojtarëve dhe besojnë dje të diturit e gjithçkaje që ndodhë në kampin kundërshtar është po aq me rëndësi sa edhe loja në fushë.