Lajmet e fundit

Juan Sebastian Veron është bërë futbollisti më i vjetër që është paraqitur në Copa Libertadores në historinë e kësaj gare.
Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Chelsea u paraqit për Estudiantes – president i të cilëve është – në fazën e grupeve, ku u mposhtën 2:0 nga skuadra ekuadoriane, Barcelona.
Ai me 42 vjet u tërhoq nga pensionimi për ta ndihmuar klubin e zemrës, ku tregoi se ai ende ka diçka për të treguar, pas shfaqjes në ngjarjen më të madhe në futbollin jugamerikan, transmeton Klan Kosova.