Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Metaj.
Metaj i cili ndodhet në arrest shtëpiak pas një përleshje në Magure u vizitua nga kreu i OVL-UÇK-së, me ç'rast pranoi edhe dekoratën, transmeton klankosova.tv.
Gucati mes të tjerash i uroi shërim të shpejtë Bekim Metajt për lëndimin e tij në dorë.
Në fshatin Magure, dyshohet se një grup personash kishin sulmuar fqinjin e tij, Skender Shahinin.
https://klankosova.tv/gjykata-ne-lipjan-i-cakton-ish-luftetarit-bekim-meta-arrest-shtepiak/●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.