Edhe këtë të enjte do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.
Nga ora 09:30, Krasniqi pritet të dalë para gjyqit, përderisa ndaj tij rëndon vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë ditës së mërkurë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, një dëshmitar dëshmoi në seancën gjyqësore të Krasniqit.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.