Coco Austin, gruaja e yllit të serisë televizive "Law & Order: SVU", Ice-T, ka ndarë në Instagram një foto të vajzës së tyre me emrin Chanel, foto e cila u bë shpejt virale, pasi fansat vunë re ngjashmërinë e jashtëzakonshme që pesëvjeçarja ka me babanë e saj.
Disa përdorues të medieve sociale ishin aq shumë të habitur nga ngjashmëria e çuditshme e dyshes babë-bijë, saqë vunë në pikëpyetje legjitimitetin e fotografisë së Austin.
Aktori 63 vjeç dhe aktorja e modelja amerikane Austin 42 vjeçare, e sollën në jetë vajzën e tyre në nëntor të vitit 2015, pak para 10 vjetorit të martesës së tyre.
Ndërkaq, aktori po ashtu ka edhe dy fëmijë të tjerë, Letesha 45 vjeçare dhe një djalë me emrin Trejsi Jr 29 vjeçar nga marrëdhëniet e mëparshme, shkruan Pagesix, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.