Lajmet e fundit

Barcelona ka konfirmuar se Rafinha nuk do të mund të paraqitet më kësaj sezone, që sapo ka filluar.
Lëndimi që pësoi në përballjen me Roman është shkaktar i krejt kësaj situate. Rafinha ka lënduar rëndë ligamentet e gjurit të djathtë dhe shumë shpejt pritet që të operohet.
Ishte Nainggolan ai i cili ndërhyri kaq ashpër vetëm pas tre minutave lojë, pikërisht ky lojtar ishte ai që i kishte thyer këmbën Mattielo muaj më parë.
Tash Barcelona nuk mund të nënshkruajë ndonjë zëvendësues për të dhe se trajneri Enrique duhet të gjejë zgjidhje brenda skuadrës se kënd do ta inkuadroj në vend të tij, transmeton Klan Kosova.