Lajmet e fundit

Grosjean pësoi djegie në pjesën e pasme të duarve, gjë që e pengoi të merrte pjesë në dy garat e fundit të sezonit 2020 dhe t’i jepte lamtumirën Haasit në pistë.
Grosjean gjithmonë ka pasur dëshirë të rikthehej në një makinë të Formula 1 për të siguruar që aksidenti të mos ishte akti i tij i fundit në garat e mëdha. Mercedes kishte planifikuar një test të veçantë për të në Francë në vitin 2021, por kufizimet e udhëtimit për shkak të Covid-19 çuan në shtyrjen e tij, shkruan NY Times, transmeton Klankosova.tv.Por Grosjean më në fund do të ketë mundësinë të premten pasi Haas njoftoi se do të marrë pjesë në programin e tij të fundit të testimeve “Testing of Previous Cars” që po zhvillohet në Mugello.
Testi do të kryhet me makinën e Haas-it të vitit 2023 dhe do të mbikëqyret nga disa prej anëtarëve të skuadrës së kohës kur Grosjean garonte për ta.
Grosjean planifikon të përdorë një helmetë speciale, të dizajnuar nga fëmijët e tij për garën e fundit të planifikuar në Abu Dhabi në fund të vitit 2020, e cila nuk u përdor kurrë për shkak të aksidentit.