Pirja e lëngut të karotave është shumë e dobishme gjatë dhe pas shtatzënisë, sepse është plot me kalcium, folat, kalium, magnez dhe sigurisht vitaminë A.
Kalciumi ndihmon zhvillimin e eshtrave dhe kërcit, ndërsa folati parandalon defektet e lindjes, njofton Klan Kosova.
Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetër dhe Gjinekologëve (ACOG), gratë shtatzëna dhe ato që e ushqejnë fëmijën me gji kanë nevojë për 1000 miligram kalciumi në ditë.
Vitamina C dhe vitamina A që gjenden në lëng karote gjithashtu veprojnë si antioksidantë të fuqishëm në shtatzëni.
Këto vitamina mbrojnë nënën dhe fetusin nga radikalët e lira dhe rrisin sistemin imunitar që ul rrezikun e infeksioneve.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.