Lajmet e fundit

Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic ka thënë se nuk do të ketë ardhje të reja në klub këtë afat kalimtar, duke e shpallur atë si të mbyllur për Rossonerët.
Transferimi i fundit për Milanin është Juraj Kucka, dhe se sipas trajnerit nuk do të ketë pas tij ndonjë blerje të re.
"Kampanja e transferimeve për Milanin ka përfunduar".
"Nuk besoj se do të ndodhë diçka në minutat e fundit të afatit".
"Kucka është blerje shumë e mirë për ne. Ai do të luajë në mesfushë, kurse Balotellin do të luajë në rolin e mesfushorit më të avancuar", ka thënë Mihajlovic.
Mihajlovic ka deklaruar në fund se është i lumtur me punën që është bërë në klub, me transferimet që janë bërë, por sipas tij ka ende shumë punë për të bërë. Ai ka thënë se rezultati i krejt kësaj do të vërehet brenda disa javëve, transmeton Klan Kosova.