Studiuesit kanë prodhuar imazhe të zemrës së foshnjës, që nuk janë parë asnjëherë më parë, përderisa foshnja ishte ende brenda mitrës.
Gratë shtatzëna u skanuan në një makinë MRI dhe kompjuterë të fuqishëm ndërtuan modele 3D të zemrave të vogla që rrihnin brenda foshnjave të tyre ende palindur.
Ekipet nga King's College në Londër, Guy dhe St Thomas thonë se një gjë e tillë do të përmirësojë kujdesin e foshnjave me sëmundje të zemrës kongjenitale.
Studiuesit thonë se kjo teknikë lehtësisht mund të miratohet nga spitalet.
Si funksionon kjo teknologji?
Një seri fotografish 2D të zemrës merren nga kënde të ndryshme duke përdorur një makinë MRI. Por, zemra e fetusit është e vogël, rrahë shumë shpejt dhe fëmija lëviz nëpër barkun e nënës, kështu që imazhet e zemrës duken të turbullta.
Megjithatë, teknika e re hyn në funksion.
Softueri kompjuterik i sofistikuar vendosë imazhet së bashku, duke iu përshtatur rrahjeve të zemrës dhe pastaj ndërton një imazh të pashembullt 3D të zemrës.
Një gjë e tillë u jep mjekëve një pamje të qartë të anomalive potenciale.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.