Lajmet e fundit

Sa herë që përgatitemi për të rënë në gjumë, kujdesemi që ambienti të jetë si na pëlqen. Sipas studiuesve ambienti i dhomës së gjumit, ndikon shumë në cilësinë e tij. Që të krijoni një ambient më të përshtatshëm për gjumë, të shkyçësh pajisjet elektronik dhe të kontrollosh dritën në dhomën e gjumit janë disa nga gjërat që ua garantojnë një pushim të mirë.
Rregullojeni shtratin çdo mëngjes
Jeni bërë të varur nga smart phone, televizioni dhe Lop Topi juaj? Nëse po, atëherë përdorni vetëm gjatë ditës, dhe lërini mënjanë gjatë natës. Mundohuni që në dhomën ku flini t’i largoni pajisjet elektronike.
Evitojini dritat
Sa më e errët dhoma e gjumit aq më mirë do të flini. Fikni dritat, dhe mundohuni që edhe dritaret e dhomës së gjumit të jenë të mbuluara në mënyrë që të mos depërtojnë dritat nga jashtë. Errësira është e domosdoshme për një gjumë të mirë natën.
Dekori i dhomës së gjumit
Mundohuni që dhoma e juaj të ketë ngjyra të lehta dhe relaksuese. Dhoma ku flini duhet të ketë sa më pak gjësende. Thjeshtësia është shumë e rëndësishme në atë ambient. Ngjyra e kaltër dhe ato pastel janë ideale për dhomën ku e kaloni natën.
Ndërroni çarçafët
Asgjë nuk krahasohet me një gjumë në shtratin ku aroma e këndshme e çarçafëve të sapo larë ua mbështjell trupin. Ndërrojini çarçafët tuaj të paktën një herë në javë. Freskia e tyre është shumë e rëndësishme për gjumë të mirë.
Rregullojeni shtratin çdo mëngjes
Ta rregulloni shtratin çdo mëngjes, kthimi i lodhshëm në mbrëmje do të jetë më i bukur. Të hysh në shtratin e rregulluar e bën pushimin më të këndshëm.