Lajmet e fundit

Pep Guardiola ka thënë se nuk është i sigurt nëse Gabriel Jesus do të luajë për Manchester City për këtë sezonë.
Jesus pësoi një lëndim të tmerrshëm pasi theu këmbën e djathtë për çka pritet të mungojë për tre muaj.
“Nuk e di, nuk e di”, ka thënë Pep në konferencën për media.
“Njerëzit thonë se bëhet fjalë për periudhën dy-tre mujore”, ka shtuar ai.
“Mbrëmë ai ka pasur një operim, Lajm i mirë është se tash ai ka nisur të shërohet. Nuk e di nëse do të jetë gati në fund të sezonit, apo sezonin tjetër”, ka shtuar ai./Klan Kosova/