15 vjeçari Neon Axhemi është duke e përgatitur një mozaik me kube të rubikonit në Gjakovë.
Portreti i Skënderbeut me kube të rubikonit është duke u punuar për herë të parë në trevat shqiptare, njofton Klan Kosova.
Ai ka marrë qindra kube të rubikonit i ka rrotulluar dhe përshtatur në atë formë që të krijojë figurën e heroit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Ky punim i rrallë është duke u realizuar me rastin e 616 vjetorit të lindjes së Skenderbeut për të kujtuar trimërinë dhe heroizmin e tij të madh, njofton Klan Kosova.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.