Lajmet e fundit

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, po thotë mjekët po e dëmtojnë ekipin e tij kampion.
Gazeta gjermane Bild, shkruan se Guardiola ka qenë shumë i zemëruar me ekipin mjekësor të ekipit, pas gjysmë finales së Ligës së Kampionëve të martën.
Spanjolli i ka akuzuar fizioterapistët e tij, për kohëzgjatjen që iu është dashur atyre që t’i mjekojnë lojtarët pas lëndimeve.
Ish trajneri i Barcelonës, do të largohet nga Bayern’i për të vazhduar karrierën në Manchester City këtë verë. Fjalët se ai ka kritikuar mjekët, kanë dalë jashtë dhomës së zhveshjes dhe janë bërë publike, dhe kjo gjë s’i ka pëlqyer aspak Guardiolës.
“Kushdo që e ka bërë një gjë të tillë, e ka bërë për t ëmë dëmtuar. Zakonisht, ajo që ndodhë brenda dhomës së zhveshjes, qëndron brenda dhomës së zhveshjes. Është normale që të flas me lojtarët e mi dhe stafin e t’ua jap opinionin tim, por ka njerëz që po flasin sepse duan të më lëndojnë”, ka thënë ai, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.