Lajmet e fundit

Cilat janë akuzat kundër Diddyt?
Në çështjen penale federale, Combs akuzohet për konspiracion të shantazhit, dy akuza për trafikim seksual dhe dy akuza për transport për t'u përfshirë në prostitucion.
Shumë nga akuzat më të rënda lidhen me ato për konspiracion të shantazhit.
Ai përfshin akuza për rrëmbim, drogë dhe detyrim të grave në aktivitete seksuale, ndonjëherë duke përdorur armë zjarri ose kërcënime për dhunë.
Në një bastisje në rezidencën e tij në Los Anxhelos, policia gjeti furnizime që sipas tyre ishin të destinuara për t'u përdorur në orgji të njohura si "freak off", duke përfshirë drogë dhe më shumë se një mijë shishe vaj për fëmijë.
Më vete, Combs përballet me një sërë padish që e akuzojnë atë për përdhunim dhe sulm.
Tony Buzbee, një avokat nga Teksasi që trajton disa nga këto raste, tha se më shumë se 100 gra dhe burra nga e gjithë SHBA-ja ose kanë ngritur padi kundër artistit ose do ta bëjnë këtë.
Në dhjetor të vitit 2023, një grua e njohur në dokumentet e gjykatës si Jane Doe pretendoi se ajo ishte "përdhunuar në grup" nga Combs dhe të tjerë në vitin 2003, kur ishte 17 vjeç. Ajo tha se asaj iu dha "sasi e bollshme droge dhe alkooli" përpara sulmit.
Ekipi ligjor i Combs hodhi poshtë paditë si "përpjekje të qarta për të fituar publicitet". Çështjet e tij aktuale ligjore filluan kur ai u padit nga ish e dashura e tij Casandra Ventura, e njohur gjithashtu si Cassie, në fund të vitit 2023. Ajo e akuzoi atë për abuzim dhe përdhunim të dhunshëm.
Që atëherë, dhjetëra njerëz kanë ngritur padi duke akuzuar Combs për sulm seksual, me akuza që datojnë që nga viti 1991. Ai mohon të gjitha pretendimet, transmeton Klankosova.tv.
Çfarë ka thënë Diddy për akuzat?
Combs i ka mohuar vazhdimisht akuzat e bëra kundër tij në paditë civile, duke i përshkruar ato si "të neveritshme" dhe duke sugjeruar se ato janë bërë nga "individë që kërkojnë pagesë të shpejtë".
Në një deklaratë për BBC në lidhje me akuzat penale federale, avokati i tij tha: “Combs dhe ekipi i tij ligjor kanë besim të plotë në faktet dhe integritetin e procesit gjyqësor. Në gjykatë, e vërteta do të mbizotërojë: se zoti Combs nuk ka sulmuar apo trafikuar kurrë seksualisht askënd – burrë apo grua, të rritur apo të mitur”.
Avokatët e Diddyt më vonë paraqitën një mocion për të hedhur poshtë një pjesë të aktakuzës federale në të cilën ai akuzohet për transport për t'u angazhuar në prostitucion. Ekipi i tij argumentoi se ai ishte vënë në shënjestër të padrejtë për shkak të racës së tij.
A është Diddy në burg?
ZCombs është mbajtur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, Nju Jork, që nga arrestimi i tij më 16 shtator 2024.
Avokatët e tij kanë argumentuar për lirimin e tij, duke përmendur kushtet "të tmerrshme" të burgut.
Kritikët e përshkruajnë burgun si të mbipopulluar dhe me staf të pamjaftueshëm, me një kulturë dhune.
Një gjykatës federal i Nju Jorkut e mohoi kërkesën për lirim me kusht, duke e përshkruar Combs si një “rrezik serioz”.
Prokurorët kanë pretenduar se Combs ka thyer rregullat e burgut duke kontaktuar dëshmitarët e mundshëm.
Kur është gjyqi Diddy dhe sa do të zgjasë?
Gjyqi filloi të hënën, me përzgjedhjen e jurisë që pritet të zgjasë një javë për të zgjedhur një panel prej 12 juristësh dhe gjashtë zëvendësues. Gjyqi i Combs po zhvillohet përpara gjykatësit të qarkut të SHBA Arun Subramanian në gjykatën Daniel Patrick Moynihan në Manhatan të poshtëm.
Gjykatësi u ka thënë juristëve se çështja mund të zgjasë rreth tetë javë gjithsej.
Gjyqi pritet të jetë i hapur për publikun, por nuk do të transmetohet në internet.
Kamerat, telefonat dhe pajisjet elektronike zakonisht nuk lejohen në sallat e gjyqit federal të SHBA.
Sa kohë mund të kalojë Diddy në burg?
Combs përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për akuzën e shantazhit.
Ai poashtu përballet me një dënim tjetër minimal prej 15 vjetësh nëse shpallet fajtor për trafikim seksual.
Transporti për qëllime prostitucioni dënohet maksimalisht me 10 vjet.