Për të gjithë ju që i dëshironi librat tashmë e keni një mundësi të jashtëzakonshme.
Titujt tuaj të preferuar mund t’i gjeni në Panairin e Librave i cili është hapur sot.
Atë mund ta vizitoni çdo ditë nga 9 në 20 deri më 9 qershor, njofton Klan Kosova.
Në panairin e 21-të i librit “Prishtina 2019” pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe
Diaspora, ndërsa numri i titujve të rinj vlerësohet të jetë mbi 1mijë e 500, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 5500.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40 mijë vizitorë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.