Një rasti që ka shokuar opinionin publik në Gjermani, po rikthen vëmendjen në një nga format më të rënda të dhunës në familje.
Një 39-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dy motrat e tij për vite me radhë, duke filluar nga mosha 14-vjeçare e që zgjati për 22 vjet, transmeton Klankosova.tv.
Aktivistja Besa Mahmuti, në emisionin “Kosova Today” tha se arsyeja e vetme që mund të ketë mbetur kaq vite pa u zbuluar ky krim incesti, sipas saj, është se prindërit janë ndjerë të sigurt që fëmijët kanë pasur njëri-tjetrin për ta mbikëqyrur.
Sipas saj, i akuzuari ka mundur t’i manipulojë motrat se edhe ato kanë qenë bashkëpunëtore me të.
Nga ana tjetër, Ardian Shabani në Klan Kosova tha se kjo temë është ndër më të rëndat që ka diskutuar publikisht.
Ai tha se kjo vepër penale u ushtrua plot 181 herë nga vëllai ndaj dy motrave të mitura.
Për detaje shtesë, klikoni në videon e mëposhtme:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.