Në dy muaj aksion, janë liruar 53 mijë metra katrorë hapësira publike të zaptuara prej vitesh. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka bërë bilancin nga qershori deri në gusht, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për operacionin “Çlirimi”.
Janë liruar 1408 hapësira publike. Thirrjes për çmontime vullnetare i janë përgjigjur vetëm 1 mijë e 167 qytetarë, ndërkohë deri më tani janë ekzekutuar vetëm 241 vendime.
Ndërkohë subjektet të cilat janë njoftuar janë 1785. Nga të dhënat rezulton se mbeten ende dhe disa qindra të pabindur të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes për çmontim vullnetar, por presin fadromat, me shpresën se qeveria do i harrojë.
Por qytetarët nuk harrojnë lehtë. Prej dy javësh, nga hapja e platformës hapësira ime publike, janë 6812 raste të denoncuara nga syri vigjilent i tyre.
1746 raste janë zgjidhur nga IMT dhe Policia, kurse 5066 mbeten ende në proces.
Por përveç subjekteve të pabindura, në këtë aksion po haset pengesë edhe nga vetë gjyqtarët e pabindur, të cilët u kanë dalë në krah ndërtuesve të paligjshëm, si gjyqtarët administrativë, Klarent Demiri apo dhe Hazbi Balliu, të cilët kanë thyer edhe heshtjen disa vjeçare të kryeministrit Rama ndaj vendimeve të Gjykatave.
https://www.youtube.com/watch?v=kXogBxpGDro
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.